Uefa ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Lituani-Shqipëri.

Në formacionin e kuqezinjëve ka disa ndryshime nga ndeshja me Kazakistanin.

Ndryshimet janë në krahun e majtë të mbrojtjes, ku vendin e Trashit e ka marrë Lenjani.

Gjithashtu Reja ka ulur në stol edhe Sherif Kallakun, ndërsa vendin e tij e ka zënë Qazim Laçi.

Sakaq në sulm tekniku italian ka ulur Manajn dhe ka vendosur Seferin i cili debuton për herë të parë në një ndeshje si titullar.

Formacioni i Shqipërisë (3-5-2): Berisha; Kumbulla-Gjimshiti-Dermaku; Lenjani-Abrashi-Laçi-Bare-Veseli; Seferi-Broja.

Formacioni i Lituanisë(4-2-3-1): Svedkauskas; Mikoliunas-Palionis-Girdvainia-Beneta; Simkus-Dapkus;Novikovas-Golubickas-Lasickas; Laukzemis.

Top Channel