“Njohja, pika e parë”/ Thaçi: Të jetë në dialogun e mundësuar nga Bashkimi Europian

14/10/2020 15:16

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi refuzoi të ishte pjesëmarrës direkt në dialogun Kosovë- Serbi, pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Megjithëkëtë, kjo nuk e pengoi atë që për dialogun të zhvillojë takime joformale me udhëheqës të Uashigtonit, Brukselit e Parisit.

Këtë ai e konfirmoi pas takimit të mbajtur sot me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Por, për temën kryesore që Lajçak erdhi në Prishtinë, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Thaçi nuk tha asnjë fjalë.

Pas takimit me Presidentin, Lajçak po vazhdon takimet me liderë të partive politike.

E për dallim nga vizita e parë në Prishtinë, kësaj radhe ai ka takuar edhe shoqërinë civile.

Top Channel