Pak ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, infektohet me COVID-19 farmacistja e njohur…

14/10/2020 17:27

Farmacistja Arba Gramo, shpesh është e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo ishte në studio një javë më parë, ku u fol mbi plakjen dhe mënyrën se si duhet t’i drejtohemi një të moshuari. Ndërkaq, disa ditë më vonë, më konkretisht të dielën, ajo tha se përjetoi simptomat e para të virusit. Gramo u shpreh se ndjeu dhimbje të fytit dhe temperaturë, e cila u shoqërua ditët në vazhdim me dhembje koke. Aktualisht, farmacistja thotë se ndihet mirë. Ndër medikamentet që ka përdorur, ajo përmendi paracetamolin, një lloj antibiotiku dhe vitamina C e D.

“Ndihem mirë. Kur një individ nuk është simptomatik atëherë nuk ka përhapje të madhe të virusit. Ndjeva dhimbje fyti, shumë pak dhimbje koke dhe kaq. Ditën e dytë ndjeva pak dhimbje trupi dhe temperaturë. Këto janë zgjidhur dhe ndihem mirë. Diskursi i këtij virusi është i paparashikueshëm. Por sot ndihem mirë, nuhatjen e kam mirë dhe të shijuarin. Kam marrë vitaminën D dhe C, paracetamolin në rast të dhimbjeve dhe temperaturën. Pas analizave të gjakut, kam filluar dhe një antibiotik dhe kaq. Pi ujë me mjaltë, sepse mjalti ndihmon në të tilla situata. Unë do të rri brenda deri në zhdukjen e të gjitha simptomave. Virulenca e virusit bie me kalimin e kohës, llogaritet që katër pesë ditë para unë të kem qenë e infektuar, por nuk kam qenë e infektuar”, u shpreh Gramo.

Top Channel