17:32
Veliaj nga Kavaja: “Në 25 prill do të fitojmë për të çuar përpara projektet transformuese; Kavaja bastion i punës i PS”
Në takimin e djeshëm me Asamblenë Socialiste në Kavajë, Koordinatori i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se socialistët e kërkojnë fitoren më 25 prill jo për të sunduar, por për të çuar deri në fund projektet transformuese, duke ndërtuar shtëpitë dhe pallatet e tërmetit, shkollat e reja dhe gjithë infrastrukturën e nevojshme për një cilësi më të mirë jetese.