Ndarja e Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis erdhi si një tronditje për shumë fansa të tyre – por gjërat thjesht nuk shkuan mirë.

“People” shkruan se ndarja e çiftit ka ndodhur që prej fillimit të 2020-ës, por vetëm tani lajmi është bërë publik.

“Ka qenë ndarje miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes. ”

Aktorja dhe ish-partneri i saj u lidhën në nëntor të 2011-it, për t’u martuar në 2013-in. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali 6-vjeç dhe vajzës 4 vjeçare.

Lajmi që çifti i dha fund fejesës erdhi të premten, më disa njohuri për “ET” se përse të njëjtit u ndanë pas nëntë vitesh së bashku.

“Nuk kishte absolutisht asnjë dramë ose skandal, ata thjesht nuk funksionuan më si çift”, ka thënë një burim për “ET“. “Nëse jeni duke kërkuar për një histori prapa kësaj, thjesht nuk ka një të tillë”.

“Sigurisht që fëmijët janë përparësia e tyre”, shtoi burimi duke thënë se ata janë 100 për qind prindër të përkushtuar.

“Ata e adhurojnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë asgjë përveç respektit më të madh për njëri-tjetrin. Ata do të vazhdojnë të jenë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët dhe karrierën e tyre”, shpjegon burimi. “Ata takohen gjatë gjithë kohës”.

Sidoqoftë, burimi vazhdon se ‘fundi i lidhjes’ ishte kur çifti u zhvendos nga shtëpia e tyre në Brooklyn, New York, në fund të vitit 2019. Sipas burimit ata momentalisht jetojnë në Los Angeles.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel