Si erdhi titulli i 2020-ës/ Mir, kampion bote në MotoGP

16/11/2020 10:35

Kur duhet një garë nga fundi i kampionatit në motoGP, Joan Mir fitoi titullin e tij të parë në karrierë.

Vendi i shtatë në pistën Rikardo Tormo në Valencia e kurorëzoi në fron, në një sezon të çmendur që gjithsesi nuk i heq meritat 23-vjeçarit nga Majorka, që riktheu në majën e hierarkisë, skuadrën e Suzukit pas plot 20 vjetësh.

Këtë vit, Joan Mir ishte vetëm i teti në renditjen e pilotëve në gjysmën e sezonit, por më pas e ndryshoi totalisht ritmin. Spanjolli u bë konkurrues dhe i qëndrueshëm me rezultatet duke marrë me meritë dhe titullin. Në 3 ndalesa deri më tani në MotoGP, piloti iberik mori maksimumin.

Piloti i fundit i Suzukit që kishte fituar një kampionat, ishte Roberts në vitin 2000, një titull I marrë para legjendës Valentino Rosi dhe italianit tjetër Maks Biaxhi, asokohe me Jamaha.

Joan Mir bëhet piloti i tretë spanjoll, pas Horge Lorenco dhe Mark Markez, që fiton titullin kampion në klasin mbretëror, që kur në këtë disiplinë nuk është më 500 kubikëshi.

Top Channel