Blogerja shqiptare ka nga një kritikë për Encën, Megi Pojanin dhe Ronela Hajtin në “Shiko Kush LUAN”

15/11/2020 16:12

Bianka Ceka dhe Mentor Haziri ishin të ftuar në puntatën e tetë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Dyshja u bënë pjesë e një prej lojërave, ku Bianka si blogere jepte mendimet e saj mbi vajzat e showbizit, ndërsa Mentori si një mashkull beqar duhet të zgjidhte me cilën “do të martohej” nga vajzat e njohur që shfaqeshin në ekran.

Teksa u shfaq fotoja e këngëtares Ronela Hajati, Bianka kishte një kritikë për këngëtaren duke u shprehur se ajo ka shumë talent, por ekzagjerohet shumë për vëmendje dhe të njëjtin koment dha për Encën.

Ndërsa pyetjes në sfidën “Ndaje ose Tortën”:
“Bianka na thuaj sot në “Shiko Kush LUAN”, emrin e vajzës së njohur shqiptare që ka bërë më shumë ndërhyrje estetike dhe emrin e asaj që ka nevojë të bëjë me patjetër ndërhyrje.”

Blogerja dëshiroi të përgjigjej dhe sipas saj vajza VIP që ka bërë ndërhyrje të gabuara është Megi Pojani; ndësa ajo që ka nevojë të bëjë me patjetër ndërhyrje sipas saj është Fatma Haxhialiu.

Top Channel