Fatos Baxhaku, autori i vitit pas vdekjes/ Ndahen Çmimet e panairit të librit që këtë vit u zhvillua online

15/11/2020 19:46

Fatos Baxhaku është autori i vitit, i shpallur nga Panairi i Librit 23, online. Një panair i zhvilluar përgjatë katër ditësh në kryeqytet. Një pjesë të mirë te distribuimit e pati nga platforma Panairi i Librit, mundësuar nga Top Channel.

Për librin “Në emër të Noes”, Fatos Baxhaku u vlerësua me këtë çmim (pas vdekjes) për stilin e veçantë e për t’u lakmuar të rrëfimit të historisë së Shqipërisë.

“Çmimi Autori i Vitit i është dhënë te ndjerit Fatos Baxhaku, për prurjen e tij në një vepër shumë interesante ku kemi një ndërthurje me një bazë historike, një fanatazi të hollë dhe të bukur. Ndërsa çmimi i Përkthyesit më të Mire i jepet Agim Doksanit për përkthimin e veprës “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.”

Agim Doksani ka sjellë në shqip më shumë se 80 libra të përkthyer në shumë lloje letrare.

Çmimin për Autorin më të mirë të letërsisë për fëmijë e mori Adelina Mamaqi për simbiozën mes autores dhe lexuesit që i drejtohet.

“Ky vlerësim mendoj që nuk më përket mua, por i përket letërsisë për fëmijë, e cila duhet quajtur pjesë integrale e letërsisë për të rritur, sepse këtu hidhen bazat e formimit kulturor te të vegjëlve, të cilët nesër do të bëhen lexuesit e mirë të letërsisë për të rritur.”

Çmimi i përkthimit me të mirë nga letërsia franceze ju akordua Primo Shllakut për romanin “Katedralja, Shën Mëria e Parisit”

“Në fushëbetejën e letrave shqipe ndoshta nuk kam ditur të shkruaj aq mirë sa te meritoj një çmim për letërsinë origjinale, por kam ditur të pres mirë.”

Çmimi i lexuesit me të mirë ju dha djaloshit Jamarbër Hoxha për dashurinë e veçantë për letërsinë.

“Këtë çmim ja kushtoj mamit tim dhe të gjithë fëmijëve me autizëm kudo që ndodhen.”

Ky panair u zhvillua me moton : të gjithë bashkë

Të gjithë ne u përpoqëm të bënim më të mirën ne kushtet e sotme dhe për këtë ju falenderoj që ishim të gjithë bashkë. Të gjithë bashkë ishte deviza e Panairit tonë të 23.”

Top Channel