Ilustrim

Tiranë – Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në makinën e 27-vjeçarit M.H.


Njoftimi i policisë:

Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel