Antonio Conte e karahason veten me trajnerin e Liverpoolit Jurgen Klopp

15/11/2020 17:32

Trajneri i Interit, Antonio Conte e ka krahasuar veten me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp duke e gjetur si pikë të përbashkët periudhën kur tekniku gjerman nuk fitoi trofe brenda katër viteve, përcjell KosovaPress.

Tekniku italian është nën presionin e rezultateve negative në këtë fillim të kampionatit italian, por ka provuar të arsyetohet.

“Ajo që fitoj përcaktohet nga ajo që kam bërë në karrierën time”, tha ai.

“Askush nuk ju jep asgjë në futboll dhe madje as Liverpooli i Jurgen Klopp nuk fitoi asgjë në katër vitet e para. U desh kohë dhe nënshkrime të rëndësishme në çdo sezon për të ndërtuar një ekip ndër më të mirët në botë.”

“Ekipi im nuk mund të krahasohet me atë të Herreras ose Jose Mourinhos. Ata kishin në dispozicion një skuadër tashmë të konsoliduar që kishin fituar tituj. I kuptojë tifozët që duan trofe, por kjo do të vie në kohën e duhur.”, tha Conte.

Top Channel