Iu bashkua PS-së/ Aktorja “kritikon” Veliajn: Nuk ka kohë, gjithmonë vetëm punon…

15/11/2020 15:06

Aktorja Monika Lubonja është një nga personazhet e njohur që i është bashkuar Partisë Socialiste. Lajmi është bërë i ditur gjatë një mbledhje rutinë të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Ndërkaq, këtë të diel, Monika ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”, ku nuk i shpëtoi pyetjeve “thumbuese” të gazetarit Ervin Kurti. E pyetur se cilat janë cilësitë e mira dhe më pak të mirat e Veliajt Monika u përgjigj:

“Besoj këta nuk i tregojnë menjëherë të gjitha gjërat. Unë kam 20 herë që dua ta takoj dhe më thotë kam punë. Ndonjëherë më vjen ti them që po ditë e diel një 5 minutësh a ke kohë, e di që do të më thotë kam punë. Ndërsa cilësitë e mira që më zgjodhi mua”, tha Monika.

Top Channel