Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer në rubrikën “N’fermë në “E Diell” historinë e saj prekëse.

Aktorja, tregoi se në kohën kur ishte studente në Akademinë e Arteve, mbeti shtatzëne ashtu siç e quan ajo “në mënyrë aksidentale”. Ndonëse vajza e saj Tea sot është 24 vjeçe, Monika tha se asokohe mendoi të bënte abort, pasi kishte frikë se fëmija do ta pengonte në rrugën e saj drejt aktrimit. Por një gjë të tillë e pengoi e ëma, mjeke me profesion, e cila e sugjeroi të ndryshonte mendje dhe të sillte në jetë fëmijën.

“Isha e dashuruar në shkollë, ngelëm pak shtatzënë, aksidentalisht. Shoqëria më thoshte ua ç’të gjeti ty. Më pas kisha në plan të parë të bëja filma teatër se sa kisha filluar të luaja dhe vajta ta abortoj vajzën. Mamaja ime duke qenë mjeke e sinjalizuan, të merr s’të merr këtë fëmijë do ta bësh, edhe ne do të dalim për zot”, tha Monika.

Top Channel