22:54
“Mos e fajëso veten!”, motra ka një kërkesë për gruan që ka humbur dëshirën për të vazhduar jetën pas vdekjes së nënës
Familja është institucioni më i rëndësishëm që ka një individ, dhe si e tillë fatkeqësitë dhe problemet që lidhen me të, shënjojnë tepër jetën dhe botëkuptimin e çdokujt. Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e dy motrave, Rovenës dhe Elonës, të cilat fatkeqësisht kishin humbur kohët e fundit nënën e tyre.