Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Dhjetëra banorë në Mbrostar Ura të Fierit protestuan mesditen e së shtunës për mungesën e ujit të pijshmëm.
Banorët e një lagjeje në periferi të qytetit prej më shumë se katër muajsh nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.
Ditët e nxehta me temperatura të larta, e kanë vështirësuar më tepër situatën. Ata janë të detyruar të mbushin ujë në fshatin Petovë qe ndodhet 4 km larg, ku shpeshherë duhet të qëndrojnë për disa orë në radhë.
Ndonëse paguajnë rregullisht faturat e ujit, prej 4 muaj 20 familje nuk kanë ujë në rubinetat e tyre.
Megjithëse janë ankuar për mungesën e ujit të pijshëm, ky problem nuk po gjen zgjidhje. Shqetësim tjetër për ta po ashtu është edhe mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe mos heqja e mbetjeve urbane. Banorët thonë së prej disa ditësh plehrat janë bërë burim infeksionesh.
Top Channel