Momenti prekës kur dy fëmijë nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi Haitin (VIDEO)

15/08/2021 09:35

Një video emocionuese po qarkullon në rrjet nga tragjedia në Haiti.

Dy vajza u shpëtuan nga rrënojat e tërmetit shkatërrues 7.2 ballë. Në momentin që ato shpëtohen përqafohen nga babai i tyre.

Tërmeti i fuqishëm prej 7.2 ballësh goditi një ditë më parë Haitin, duke shkaktuar të paktën 304 viktima dhe mijëra të plagosur.

Kryeministri Ariel Henry tha se po bëhet çdo gjë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat. “Kemi mësuar se spitalet lokale janë plot sidomos në Les Cayes”.

Top Channel