Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve/ 39-vjeçari rizgjidhet senator në Xhorxhia dhe shihet si kandidat i mundshëm për Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse demokratët arrijnë të marrin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA.
Sipas CNN, duke cituar gazetaren Caitlan Collins, Trump u ka dërguar një mesazh mbledhjeje fondesh mbështetësve të tij, në një kohë kur qendrat e votimit kanë nisur të mbyllen. Në mesazh, ai u ka kërkuar atyre ta ndihmojnë për të “përfunduar punën”, duke paralajmëruar se një fitore e demokratëve mund të sillte përpjekje të reja për shkarkimin e tij.
“Ju premtoj se do të vazhdoj të luftoj çdo ditë për ju dhe familjet tuaja. Demokratët janë më të zemëruar dhe më të rrezikshëm se kurrë”, thuhet në mesazhin e Trumpit.
President Donald Trump urged supporters to help him “finish the job” in a fundraising appeal as polls began to close Tuesday, warning that Democrats would seek to impeach him if they regained control of Congress. CNN’s Kaitlan Collins reports. https://t.co/7UBRqNF7Yi
— CNN (@CNN) November 4, 2026
Më tej, presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve të mos ulin angazhimin në ditën e zgjedhjeve, duke theksuar: “Sot nuk është dita për ta hequr këmbën nga gazi”.
Demokratët, në rast se sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, do të kenë mundësinë të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit. Megjithatë, për ta dënuar dhe larguar përfundimisht nga detyra, do të nevojitej një shumicë prej dy të tretash në Senat.
Trump e ka ngritur disa herë këtë skenar edhe gjatë fushatës zgjedhore, duke paralajmëruar se rikthimi i demokratëve në kontrollin e Kongresit mund të pasohej nga një tjetër përpjekje për shkarkimin e tij.
Presidenti amerikan është përballur edhe më parë me dy procedura shkarkimi gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2019 dhe 2021. Në të dyja rastet, Senati nuk arriti ta dënonte, duke bërë që ai të mos largohej nga detyra.
Top Channel