Zjarret në vend/ Ja si paraqitet situata në malin e Terbunit, forcat e ushtrisë vijojnë punën në terren

15/08/2021 10:23

Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkia informon se gjatë ditës së sotme shihet një përmirësim i situatës në sipërfaqen e malit të Terbunit, po ashtu është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo perëndimore.

Ndërkaq, po punohet për tu vënë nën kontroll situata në pjesën lindore të vendit, në vendin e quajtur Fushë Kumulli, ku zjarr është aktiv në një vijë lineare prej 3 km.

Postimi i plotë i bashkisë së Pukës:

Gjatë mengjesit të së Djeles kemi një situatë ndjeshem më të përmirësuar në siperfaqet pyjore të malit të Terbunit, ku tre ditë më parë u shkaktua një vatër zjarri e cila në pak çaste përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore duke u zgjeruar për tre ditë me radhe, përkundër përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.
Është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo prendimore, po vihet në kontroll pjesa lindore në vendin e quajtur Fushë Kumulli.

Zjarri në këtë zonë është aktiv në një vijë lineare prej 3 km. Aktualisht po punohet me 50 forca ushtarake, të cilat kanë mbërritur heret në mëngjes ndërkoh që janë të angazhuara dhe strukturat pranë bashkisë.

Top Channel