Ti Raporton! Të gjithë në plazh për fundjavë/ Dyndje pushuesish në bregdetin shqiptar

14/08/2021 20:48

Bregdeti shqiptar po përjeton dyndje pushuesish në këto ditë të nxehta vere.

Një qytetare, e cila po pushon në Gjirin e Lalzit ka dërguar në redaksinë e Top Channel video nga bregdeti.

Disa prej pushuesve në të zonë nuk janë mjaftuar me çadrën por kanë vënë edhe çarçafët për t’u mbrojtur nga dielli përvëlues.

Jo vetëm vendas, por edhe të huaj kanë zgjedhur pikërisht Shqipërinë për detin, hapësirën dhe çmimet e ulëta që ka.

Top Channel