1.943 të vdekur në 24 orë në SHBA/ Kalifornia më e goditura

14/08/2021 18:31

Numri i personave të vdekur nga COVID në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në mbi 36,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,11 milionë raste të konfirmuara dhe 64.593 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 197,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 167,6 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 71,6 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel