Aplikimet për ID dhe pasaporta/ Kërkesa të shumta nga emigrantët, zyrat e ALEAT hapur, por qytetarët nuk e dinë 

14/08/2021 15:31

Zyra e Aplikimit per pasaporte dhe karta identiteti në Shkodër është e hapur edhe ketë të shtune por qytetarët qe kanë aplikuar janë shume të paktë pasi sic duket ende nuk e kane informacionin se ALEAT do te ofrojë shërbimin edhe në fundjavë.

Kjo masë u mor nga Ministria e Brendshme pas radhëve të gjata të qytetarëve kryesisht emigranteve në të gjithë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, thotë se shërbimi  do të ofrohet çdo ditë të shtune të muajit Gushtit.

Radhët pas dyerve të zyrave ALEAT pritet të rikthehen sërish ditën e hënë.

 

 

 

Top Channel