2 gola dhe 3 asiste nga “bisha” Haaland, Dortmundi “asgjëson” Eintrachtin

14/08/2021 21:30

“Bisha” Haaland “kafshon” me forcë që në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Talenti norvegjez rrëmbeu skenën e “Signal Iduna Park” në fitoren e thellë 5-2 të Borussias së Dortmundit ndaj Eintrachtit të Frankfurtit. 2 gola dhe 3 asiste për 21-vjeçarin, praktikisht ka firmën në të gjitha finalizimit e verdhezinjve, që shënuan edhe një gol në portën e tyre.

Haaland asistoi Marco Reus në minutën e 23-të për golin që zhbllokoi takimin, ndërsa pak minuta më vonë Passlack i Dortmundin ishte pafat me devijimin e topin në portën e vendësve. Gjithsesi, Verdhezinjtë e rimorën shpejt epërsinë me Torgen Hazard në të 32-tën, edhe në këtë rast i shërbyer nga Haaland, për të ardhur më pas te goli i parë i norvegjezit i sigluar  vetëm dy minuta më vonë, falë bashkëpunimi me Hazard.

Në minutën e 58-të, Haaland ishte pjesëmarrës në golin e shënuar nga Reyna e pas thuajse çerek ore realizoi të dytin personal, për rezultatit 5-1. Gjithsesi, katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Hauge shënoi një tjetër gol për Eintrachtin e Frankfurtit, që vlejti vetëm për statistikë.

Një start i frikshëm për Haaland, që nëse do të ketë vazhdimësi gjatë sezonit do të jetë pa dyshim ndër kandidatër kryesorë për “Këpucën e Artë” në Gjermani.

Top Channel