Në spital edhe të moshës 30-40 vjeç/ Varianti “Delta” ka rritur shtrimet edhe të moshave të reja

14/08/2021 19:04

Rritja e numrit të të infektuarve me mutacionin Delta në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e numrit  të pacientëve në spitalin Covid 1.

Të shtruar ka pacientë moshave të reja 30-40 vjeç, por edhe mbi 60 vjeç.

Ndërkohë që ka raste të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dy prej tyre të intubuar. Numri më i madh i personave të shtruar kanë qenë të pa vaksinuar ose me një dozë.

Mjekët bëjnë thirrje për t’u vaksinuar sa më parë në mënyrë që në vjeshtë kur pritet një tjetër valë e epidemisë të jenë sa më shumë persona të mbrojtur. Vaksina anti-Covid redukton rastet e renda dhe shtrimet ne spital.

 

Top Channel