Puna e detyruar nën regjimin nazist/ Punimet e artistëve nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania në “ekspozitën turne”

14/08/2021 20:04

Artistë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania u ftuan nga pesë kuratorët mes të cilëve dhe Adela Demetja, për të prezantuar një vepër rreth tematikës mbi punën e detyruar nën pushtimin Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Remjon Pronja na sjell historinë e një elektricisti, i cili përveçse u dërgua në një kamp përqendrimi nga I cili mbijetoi, edhe u burgos nga komunizmi për shkak se u akuzua si spiun. Por për shkak të profesionit si elektricist dhe punës së tij për elektrifikimin e Shqipërisë i shpëtoi viteve të gjata në burg.

Donika Cina na rrëfen nëpërmjet intervistave me familjarë pushkatimin rastësor të stërgjyshit të saj nga nazistët dhe faktin se ata nuk pranuan që ai të shpallej hero për arsye morale apo pragmatike kjo përbën një diskutim.

Puna e detyruar nën regjimin nazist. Një qasje artistike.

Punimet e artistëve prezantohen në kuadër të një ekspozite turne gjatë 2020-2021: në Beograd e Novi Sad në), Podgoricë, Augsburg dhe Berlin.

Top Channel