Shkon në mbi 4,66 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

15/08/2021 01:54

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 660 milionë.

Sipas të dhënave nga “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 840 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 536 milionë e 190 mijë doza, SHBA-ja me 354 milionë e 780 mijë, Brazili me 160 milionë e 60 mijë.

Më pas vjen Japonia me 108 milionë e 180 mijë, Gjermania me 96 milionë e 850 mijë, Britania me 87 milionë e 420 mijë, Turqia me 82 milionë e 920 mijë, Franca me 79 milionë e 840 mijë, Indonezia me 79 milionë e 50 mijë.

Renditja vijon me Meksikën me 75 milionë e 780 mijë, Italia me 73 milionë e 590 mijë, Rusia me 71 milionë e 30 mijë, Spanja me 60 milionë e 920 mijë dhe Kanadaja me 51 milionë e 290 mijë doza.

Top Channel