Një  16-vjeçar ka përplasur me makinën e marrë pa leje nga prindërit një 37-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 16:20, ndërsa 16-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani.

E plagosur ka mbetur E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i makinës, i cili pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatin e Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel