Përmbytjet në Turqi, shkon në 44 numri i vdekjeve

15/08/2021 01:33

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur goditën rajonin e Detit të Zi në veri të vendit të mërkurën, duke lënë 36 persona të vdekur në provincën e Kastamonu, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Po ashtu, shtatë të tjerë vdiqën në provincën Sinop, ndërsa përpjekjet e kërkimit përfunduan për një grua të moshuar në provincën Bartın, e cila u gjet e vdekur rreth 600 metra larg shtëpisë së saj.

Deri më tani 341 persona janë evakuuar në Bartın, 1.480 në Kastamonu dhe 526 në provincën Sinop. Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet, shtohet në deklaratë.

Top Channel