Pas deklaratës së Kryeministrit Rama për strehimin e afganëve në vendin tonë vjen një reagim nga ana e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hardinaj shprehet me bindje të plotë se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së.

Haradinaj shprehet se duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuan shtetasit e Kosovës nga Siria.

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria”, shkruan Haradinaj.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili u shpreh se shpresonte që edhe qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht ndaj kësaj kërkese, e fill pas kësaj erdhi edhe reagimi i parë nga Kosova.

Top Channel