Vlora është e tejmbushur.  Rrugët, plazhet, restorantet dhe shëtitorja buzë detit janë plot.

Në mbipopullimin e këtij destinacioni kryesor turistik në vend kontribuon jo vetëm moti i nxehtë por edhe hapja e kufijve.

Në zonën e ujit të ftohtë, atje ku  mbingarkohet  trafiku gjejmë po ashtu mjaft turistë të huaj, si kjo pushuese polake

“Vlora më pëlqen shumë, deti është i bukur edhe ushqimi i shijshëm”, tha turistja e huaj.

Jemi në gusht, por shumë struktura në Vlorë kanë rezervime deri në  muajin tetor.

Top Channel