Duhet edhe pak kohë për të parë në fushë njëkohësisht të gjithë “yjet” e PSG-së, megjithatë edhe pa Messin, Neymarin, Di Marian Sergio Ramosin, Donnarumman, skuadra e drejtuar nga Pochettino ia doli të fitonte 4-2 përballë Strasbourgut në një “Parc des Princes” të tejmbushur, pas lejes së dhënë nga autoritetet për të pasur tifozë në kapacitet të plotë.

Një lojë me dy fytyra ajo e Parisit, që shënoi tri herë gjatë pjesës së parë, madje brenda 27 minutave lojë me Icardin, Mbappenë dhe Draxler, por në fraksionin e dytë neglizhoi shumë dhe krejt papritur pësoi dy gola në minutat 53’ dhe 64’ me autorë Gameiro dhe Ajorque.

Kartoni i dytë i verdhë i marrë nga Djiku i në minutën e 81-të i dha një lloj qetësie PSG-së, që shënoi golin e sigurisë në minutën e 86-të me Sarabian, që vulosi dhe rezultatin përfundimtar 4-2.

Top Channel