Juventusi mposhti 3-1 Atalantën në ndeshjen miqësore që u zhvillua në “Allianz Stadium” si një lloj prove gjenerale në prag të nisjes së sezonit të ri.

Bardhezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e 8-të me një kundërsulm të shpejtë të interpretuar mirë nga Ronaldo dhe Chiesa, të cilët i dhanë mundësinë Dybalas të tundte rrjetën.

Atalanta reagoi duke barazuar me Muriel nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa portieri Szczesny tregoi aftësitë e tij në disa momente, por në minutën e 39 -të Bernardeschi lëshoi një silurë nga distanca, duke kthyer në avantazh bardhezinjtë. Në kohën shtesë, një pasiguri në mbrojtje e Atalantës i krijoi mundësinë Alvaro Moratas të realizonte golin e tretë të Juves dhe të fundit të sfidës.

JUVENTUS-ATALANTA 3-1

Juventus (4-3-3): Szczesny (Pinsoglio); Cuadrado, De Ligt (Rugani), Bonucci (Chiellini), Alex Sandro (Pellegrini); Bentancur (Ranocchia), Ramsey (Fagioli), Bernardeschi (De Sciglio); Chiesa (Kulusevski), Dybala (Morata), Ronaldo (McKennie). A

Trajner: Allegri.

Atalanta (3-4-2-1): Musso (Sportiello); Djimsiti (Toloi), Demiral (Lovato), Palomino (Delprato); Maehle (Sutalo), Pasalic (Da Riva), Freuler (De Roon), Gosens (Pezzella); Pessina (Scalvini), Ilicic (Piccoli); Muriel (Malinovskiy).

Trajner: Gasperini.

Top Channel