Chelsea nuk bën blof në javën e parë të Premier League-s. Blutë e Londrës shkatërruan 3-0 Crystal Palace në “Stamford Bridge”, në mungesë të të dëmtuarve Kante dhe Ziyech dhe të Romelu Lukakut, që sapo ka firmosur me klubin e Abramovichit.

Marcos Alonso realizoi një supergol që në minutën e 27-të, ndërsa Pulisic thelloi epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë. Golin e fundit për Chelsea-n e realizoi Chalobah në të 58-tën. E nis me fitore edhe Evertoni, 3-1 ndaj Southamptonit, ndërsa Lecesteri mposhti 1-0 Wolves.

Rezultatet:

Manchester Utd – Leeds 5-1

Burnley – Brighton 1-2

Chelsea – Crystal Palace 3-0

Everton – Southampton 3-1

Leicester – Wolves 1-0

Watford – Aston Villa 3-2

Top Channel