Foto ilustruese

Një shtetas serb, i shpallur në kërkim kombëtar është vënë nën prangat e policisë së Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Miroslave Krstic, 39-vjeç, banues në Begrad, i cili akuzohet për prodhim dhe shpërndarja të paligjshme të lëndëve narkotike.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.

Top Channel