Rubrika “Beauty” në emisionin “E Diell”, ka në fokus të bukurën dhe risinë.

Personazhet shpenzojnë orë të tëra në sallonet e bukurisë për të arritur një rezultat të kënaqshëm, por shpesh kjo kohë shoqërohet me zënka dhe ofendime. Esma dhe Anxhi, dy vajza që konkurrojnë në profilin e grimieres, janë përfshirë në debate të herë pas hershme së fundmi. E gjitha ka nisur nga sugjerimet që vajzat i bëjnë njëra-tjetrës.

Esma, në një nga puntatat tha se puna e bërë nga Anxhi, nuk përkonte me tematikën e vendosur nga juria. Menjëherë pas kritikës, mes vajzave shpërtheu një debat, e cila u shoqërua me largimin nga vendi i punës të Esmës. Vajzat e rikthyen këtë ndodhi sërish në vëmendje, ku Esma tha ndër të tjera se u largua nga vendi i punës pasi nuk dëshironte të “kapej prej flokësh me Anxhin”.

 

Anxhi: Ndryshe silleni jashtë skenës dhe ndryshe këtu, jeni të rreme.

Esma: Unë nuk jam këtu të më ofendosh ti.

Anxhi: Unë të thirra dhe ti ike.

Esma: Për çfarë doje të thërrisja, të kapeshim prej flokësh aty?

 

Top Channel