“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave
Në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, gazetari Bledi Mane komentoi një foto ku shfaqej këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti me Donald Trump.
Mane tha se pjesë e elektoratit të Trump-it është dhe Bleona, duke shtuar se ajo simbolizon elektoratin e presidentit aktual. Ndërkohë nga krahu tjetër, Alfred Cako tha se më mirë të kesh pjesë të stafit Bleona Qerretin sesa Madonën, të cilën e cilësoi si një “santiniste”.
Bledi Mane: Ja përshembull ku e keni një pjesë të elektoratit të Trump-it. Ajo është shtetase amerikane me të drejtë vote. Katër vite në qeverisje Koço Kokdhima, nga një tregtar nuk arriti të ngrihej dot në rolin e një politikani apo presidenti. Amerika ka gati 10 ditë po merr frymë e çliruar.
Alfred Cako: Ai s’ka dalë me atë si këngëtare, e ka pjesë të stafit atje dhe ka bërë një foto ndoshta pa e njohur fare
Bledi Mane: Bleona ka tashmë profilin e vet por duhet të simbolizojë elektoratin e Trump-it.
Alfred Cako: Më mirë të kesh Bleonën se sa Madonën mër burrë, se sa santinistet e tjera.
Top Channel