“Ujë me limontoz”/ Aktorja rikthehet pas në kohë, tregon mënyrën “efikase” për të rregulluar flokët

15/11/2020 16:33

Jo vetëm në aktrim, Monika Lubonjën shumë vite më parë e kemi parë edhe në moderim.

Në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”, ku ishte dhe e ftuar, Monika u rikthye pas në kohë dhe rikujtoi një fenomen që asokohe ndodhte shpesh në televizion. Aktorja theksoi se pasi u grimua e ishte gati për të hyrë në skenë, vuri re që ballukja nuk qëndronte si duhej. Kështu, Monika aplikoi një stil që për atë kohë ishte në “modë”, “ujë me limontoz”.

“Pasi u grimuam mirë e mirë, ne nuk dinim të bënim flokët, këtu ballukja më bëhej rrëmujë dhe kishte dalë një stil i ri, ujë me limontoz”, tha Monika.

 

Top Channel