​Pas Piolit, një tjetër trajner në Serie A infektohet me coronavirus

15/11/2020 15:54

Mediat italiane raportojnë se trajneri i Torinos, Marco Giampaolo, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, pak ditë pasi i infektuar doli edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli, përcjell KosovaPress.

Sipas lajmi të publikuar nga “Sport Mediaset”, edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e klubit, Giampaolo është i infektuar me coronavirus.

53 vjeçari, i cili e mori drejtimin e Torinos gjatë verës ka arritur vetëm dy fitore, dy barazime dhe katër humbje deri më tani në Serie A.

Si pasojë e kësaj, ai nuk do të mund ta drejtojë ekipin e tij në ndeshjen e ardhshme kundër Interit.

Top Channel