Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

Konkurrentët që aspirojnë aktrimin apo janë të tillë, do të përballen gjatë këtyre javëve me sfida tejet të vështira. Juria e përbërë nga Genci Përmeti, Rozi Kostani dhe Herjon Mustafaraj, do të japin instruksionet e nevojshme që konkurrentët të jenë në një rrugë të sigurt drejt ëndrrës së tyre.

Këtë të diel, ndryshe nga javët e kaluara, në studio u krijua një atmosferë goxha e këndshme e arritur falë Herjonit. Një “lodër dhe qyp”, kaq i mjaftuan aktorit që të krijonte një klimë ndryshe. Ai inkurajoi konkurrentet vajza që të kërcenin, teksa ai luante muzikën dhe të gjitha iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së tij. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel