“Dream Team”, është një nga rubrikat më të dashura të “E Diell”.

Një grup fëmijësh do t’ju bëjnë për vete me sfidat dhe lojërat që do të zhvillojnë në studio.

Ata janë një dëshmi, se fëmijët në ditët e sotme nuk janë vetëm të kapur pas telefonave e lojërave virtuale, por zhvillojnë lojëra duke çliruar energji, ashtu sikur edhe prindërit e tyre dikur.

Këtë puntatë, fëmijët u vendosën përballë një sfide me pyetje, ku ata surprizuan me përgjigjet. Përpos sfidës së inteligjencës, fëmijët luajtën lojën me “tërheqje litari”, ku grupi i këngëtarëve me kapitene Dea Mishel, fituan ndaj grupit të kërcimtarëve me kapiten Graciano Taganin. Duhet theksuar se grupi i këngëtarëve u ndihmua nga moderatorja Alesia Bami, e cila vendosi të ishte pjesëmarrëse në sfidë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

Top Channel