Suksesi ndaj Polonisë/ Italia, një hap pranë “Final 4”

16/11/2020 10:30

Vetëm një hap larg finishit.

Suksesi i merituar dhe bindës ndaj Polonisë e riktheu kombëtaren italiane në krye të grupit të saj në Ligën e Kombeve duke e afruar gjithashtu dhe me organizimin e Final Four, në këtë edicion. Trajneri Mancini, i cili mungonte përballë polakëve për shkak të izolimit nga koronavirus, donte një fitore që do të vlente shumë.

Tani mbrëmjen e së mërkurës në Sarajevë kundër Bosnjes, të kaltërve do t’u mjaftojë edhe një barazim për të avancuar. Në 18 nëntor në rast se situata i çon skuadrat me pikë të barabarta, Italia ka avantazhin e përplasjeve direkte me Poloninë, ndërsa Holanda do ketë diferencën e golave.

Italianët kryesojnë grupin në Ligën e Kombeve me 9 pikë dhe asnjë humbje, dhe me 3 pikë ndaj Bosnjës, të kaltrit do kenë sigurinë e vendit të parë matematikisht. Por me barazimin do shpresojë se Holanda nuk mund Poloninë, ose nëse dhe kjo sfidë mbyllet në barazim, sërish të kaltrit do ishin të parët.

Për Italinë kjo vlen dyfish pasi nëse kualifikohet në Final Four, formatin e UEFA-s për Ligën e Kombeve, do organizojë dhe përballjet, fillimisht gjysmëfinalet në tetor të vitit të kaluar, e më pas finalet në Torino dhe Milano.

Top Channel