Në puntatën e tetë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishin të ftuar artistë mjaft të njohur të skenës shqiptare, ndër ta ishin edhe këngëtaret shqiptare Era Rusi dhe Yllka Kuqi.

Dy artistet ishin u vendosën përballë njëra-tjetrës në sfidën “Shiko Kush Përgjigjet”, të cilën e moderon këngëtarja e emisionit Fifi.

Një nga pyetjet e sfidës ishte të tregonin titullin e një prej këngëve të tyre që do donin ta “zhduknin” nga repertori i tyre.

Në fillim vajzat hezituan të përgjigjeshin dhe në vend të tyre u përgjigj Fifi, e cila u shpreh se sipas saj kënga “Dope”, që ka në bashkëpunim me Eri Dee, nuk i pëlqen fare dhe është palidhje.

Top Channel