Shqipëria rikthehet te fitorja, mposht 3-1 Kazakistanin

15/11/2020 20:02

Ka përfunduar me rezultatin 3-1 ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” ndërmjet Shqipërisë dhe Kazakistanit e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Golat për djemtë e drejtuar nga Edi Reja u shënuan nga Cikalleshi, Smajli dhe Manaj ndërsa për miqtë ngushtoi përkohësisht diferencën futbollisti Abat Aymbetov.

Pas këtij takimi kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve ndërsa Kazakistani mban vendin e fundit me 4 pikë.

Top Channel