Konspiracionisti Alfred Cako, tha në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, se vendi do t’i nënshtrohet një bllokimi më të “rreptë” duke filluar nga mesi i muajit janar.

Cako sugjeroi njerëzit që të mos bëjnë tamponë, sepse sipas tij janë të injektuara me virus, ndërsa shtoi se të gjitha teoritë e tij kanë rezultuar të vërteta.

 

“Në Poloni, në ato kampet e përqendrimit, ka qenë një që quhej engjëlli i vdekjes, Josef Mengel, i cili ishte 32-vjeç, ngjasonte me Lulin me thënë të drejtën. Ai shkoi atje dhe ngriti një ekip mori këto me shpirt katran dhe katran siç i ka mbledhur ky komunitetet, që po t’i shikosh njëra më shpirt katran dhe më e keqe se tjetra dhe janë bërë aktore për të luajtur këtë tragjedi të madhe. Se sa do të shkojë kjo, se deri kur do të arrin këta nuk e di. Unë i kam thënë shqiptarëve, ato jo-të. Mos zini radhë për të bërë tamponë, sepse ato mund të kenë infeksion, siç thonë shumë studiues. Unë nuk di ndonjë që bredh spitaleve ose që ikën jashtë shtetit dhe bën tamponë që ta ketë zënë covidi, asnjë. Të gjithë ato që i ka zënë covidi kanë bërë tamponë. Ata që kam thënë unë kanë dalë të gjitha, iu kam thënë që do të bëhet mbyllje e dytë, u bë që ishte i lehtë. Dhjetori do të kaloj akoma dhe më lehtë, fillimi i janarit gjithashtu, vitin e ri do ta bëjmë mirë. Do e shikoni nga mesi i janarit kur të fillojë bllokimi i dytë, do të forcohet virusi, media do të dali me lajmet bombastike”, tha Cako.

Top Channel