“Përse po përfshini artiste në politikë?”/ Politikani gjendet i përgatitur: Edhe ju po të na thërrisni…

15/11/2020 16:17

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati dhe këngëtari Gjergj Kaçinari, ishin të ftuarit e gazetarit Ervin Kurti në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”.

Teksa ishin duke ndërtuar një gardh rrethues në fermë, Gjergji pyeti Bushatin se përse kohët e fundit gjithnjë e më shumë personalitete po përfshihen në politikë.

Deputeti tha se nëse këngëtarët do të thërrisnin politikanët për bashkëpunime në këngë ata do të shkonin, duke iu referuar këtu njerëzve të politikës që kanë eksperimentuar në këngë.

Gjithashtu shtoi se Partia Socialiste i bën thirrje artistëve dhe ata i përgjigjen pozitivisht.

Gjergjj Kaçinari: Pse i përzini artistët në politikë?

Ervin Bushati: Po se më kë thërritur t’i për të bërë ndonjë këngë bashkë dhe nuk erdha unë. Ne po iu thërrasim, kushdo vjen, ai një qëllim është. Kemi njerëz më qytetar, plus që unë di që ka politikanë që kanë kënduar, bëjnë punë, këngë dhe kanë kënduar.

Top Channel