01:21
Tjetër operacion për Coutinhon, shitja e tij në verë i kursen 20 milionë euro Barçës
Philippe Coutinho i është nënshtruar përsëri një operacioni në meniskun në gjurin e tij të majtë, të cilin e dëmtoi në ndeshjen e fundit të Barçës në vitin 2020, kundër Eibarit, dhe që e ka penguar atë të shkelë në fushat e blerta deri më tani. Sipas “Esports3”, mesfushori është kthyer në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në gjurin e dëmtuar, që po shkaktonte një rrjedhje të lëngut synovial, që ni cili lubrifikon sipërfaqet artikulare dhe ushqen kërcet.