Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane
Një grup peshkatarësh që kishin gjuajtur një peshkaqen me grepat e tyre në brigjet e Florida po përpiqeshin ta ngrinin në barkë, kur vërejtën tre hije të frikshme gjigante që vinin nga poshtë thellësive.
Në momentet e regjistruara në video shihet sesi peshkaqeni më shumë se 1.5 metra i gjatë gëlltitet nga krijesa gjigante para peshkatarëve të shtangur.
Peshqit gjigantë të thellësive të njohur në SHBA si ‘Golia e Atlantikut’ ose “grouper” kishin ndjekur kapjen e peshkatarëve.
Papritur një prej tyre ngrihet në sipërfaqe dhe e gëlltit peshkaqenin me një kafshatë.
Një nga peshkatarët, 57 vjeçari John thote se nuk i beson syve kur peshqit monstër largohen me prenë e tyre në gojë dhe këpusin fijen e grepit.
“Ne ishim duke gjuajtur për peshkaqen kur papritur tre golia nisën të silleshin poshtë barkës, duke pritur që kapja jonë të afrohej. Ato e kapën peshkaqenin, e hëngrën, e morën poshte dhe këputën fijen. Po përdornim fije të testuar për 25 kg”.
Top Channel