Arrestohet motra e Ornella Mutit/ Iu gjet në shtëpi “drogë përdhunimi”, shfajësohet: Është pastrues për sendet!

17/09/2021 17:32

Claudia Rivelli , motra e aktores së famshme italiane Ornella Muti u arrestua për shitje droge.

Aktorja 71-vjeçare u dërgua sot në Gjykatë, ndërsa seanca drejtohej nga Valentina Valentini.

Ajo përfundoi në pranga të mërkurën në shtëpinë e saj në via della Camilluccia ku, gjatë një kontrolli , policia kishte gjetur tre shishe me nga një litër GBL , të ashtuquajtur “drogë për përdhunim”.

Në mbrojtje të saj në sallën e gjyqit ishte ish-burri i saj, avokati Paolo Leone, djali i ish-Presidentit të Republikës Giovanni Leone .

Aktorja, e veshur me një bluzë mëndafshi të verdhë dhe pantallona ngjyrë bezhë, u mbrojt duke thënë se nuk ishte në dijeni se lëngu në shishe ishte drogë.

” Ai është një produkt që e përdor për të pastruar sendet prej argjendi në shtëpi”,  i tha gjyqtarit Rivelli, e cila u shfaq si aktore në vetëm një film në vitin 1969, ndërsa karriera e saj ishte zhvilluar si një yll modeling.

Pastaj argumentoi se një shishe duhej t’i dërgohej djalit të tij Giovanni, i cili jeton dhe punon në Londër.

Prokurori Mario Pesci kishte kërkuar arrest në shtëpi, ndërsa gjyqtari hodhi poshtë kërkesën e tij duke e liruar.

Arrestimi u urdhërua në fund të një hetimi që filloi tre muaj më parë për trafikimin e Gbl .

Substanca për të cilën aktori Ciro Di Maio u arrestua më 25 gusht nëe Milano.

Pakoja me substancat,  e transportuar nga një korrier i cili kishte dijeni, u mor fillimisht në shtëpinë e nënës së Rivellit, Ilse Renate Krause, një skulptore me origjinë estoneze, e cila i cili vdiq më 16 tetor 2020 në moshën 91 -vjeçare.

Nga ky apartament, një korrier i dytë që nuk kishte dijeni e transportoi në shtëpinë ku jeton motra e Ornella Mutit.

Gjykatësi e pyeti aktoren nëse djali i saj Giovanni ishte ai që përdorte drogë.

 “Unë e përjashtoj”,  u përgjigj shkurt Rivelli.

“Ishte nëna ime ajo që zbuloi këto pastrues ..”, tha ajo.

Pas vlerësimit të arrestit, gjykimi u caktua për në shkurt.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel