Arrestohet egjiptiani në Rinas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Thyerje të besimit”

17/09/2021 13:37

Një egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia në Rinas, me qëllim ekstradimin drejt Kuvajtit.

Egjiptiani i identifikuar me inicialet A.E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Top Channel