Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane Dhjetëra vetë janë shpëtuar nga skuadrat zjarrfikëse në Itali pasi mbetën të bllokuar në makinat e tyre të rrethuara nga uji në perimetrin e jashtëm të aeroportit ndërkombëtar të Malpensës në Milano, thotë Corriere della Sera.
Vërshimi i beftë e i dhunshëm i ujërave i zuri njerëzit në befasi. Specialistë të shumtë mbërritën në vendngjarje, ndërsa të paktën 20 persona u arrit të evakuoheshin me gomone për Rafting.
Probleme të mëdha u shënuan dhe në zonën e Doganës extra Schengen, e cila ishte mbyllur por u desh të hapej pjesërisht për pak kohë për shkak se pasagjerët e një fluturimi të porsa mbërritur, nuk kishin se ku shkonin. Tre avionë u detyruan të ktheheshin mbrapsht drejt aeroporteve të tjera.
Fluturimet u pezulluan për dy orë. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë përmasat e përmbytjes. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar.
Top Channel