Spektakël në “Conference League”, Roma shkatërron Cska e Sofjes

17/09/2021 12:32

Roma dhuron spektakël në ndeshjen e saj të parë në kompeticionin më të ri të UEFA, Conference League. Në Olimpico, skuadra verdhekuqe shkatërroi CSKA e Sofjes me rezultatin 5-1 për të marrë 3 pikët e para.

Nuk bëri kaq mirë tottenham në ndeshjen e tij me francezët e Rennes ku barazoi 2-2. Një autogol i Bade i dha avantazhin skuadrës së Tottenhamit, por Rennes reagoi dhe barazoi me Tait, ndërkohë që në minutën e 72 Laborde i dha avantazhin 2-1 skuadrës franceze, i cili zgjati vetëm 4 minuta pasi Tottenham barazoi me Hojbjerg.

Në barazim përfundoi edhe ndeshja në transfertë e Bazelit me Qarabag, por me rezultatin 0-0, ndërsa Jablonec fitoi me Cluj, një sfidë kjo që u gjykua nga arbitri shqiptar i FIFA-s, Enea Jorgji me këtë të fundit që akordoi 11 metërshin e golit të fitores së Jablonec të shënuar nga Pilar.

Në këtë javë të parë të Conference League spikat edhe fitorja e Kopenhagenit ndaj Bratisalavës 3-1 apo edhe barazimi i Alkmaarit me Randers me rezultatin 2-2

Top Channel