Sot ndeshja Dinamo-Laçi/ Të shtunën, Skënderbeu-Partizani dhe Vllaznia-Teuta

17/09/2021 12:27

Fundjava e superligës shqiptare, për ndeshjen e dytë të saj për edicionin 2021/2022 starton nga dita e premte me përballjen Dinamo-Laci, një ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:45.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Bledi Shkëmbi u rikthyen në këtë sezon në elitën e futbollit shqiptarë me fitoren ndaj Kastriotit fundjavën e shkuar 0-2, ndërkohë që kundërshtari i tyre këtë herë është edhe më i vështirë të paktën në letër.

Sëbashku me trajnerin Shkëmbi ishte dhe mesfushori Sidibe i cili shprehet i kënmaqur me fitoren në ndeshjen me parë dhe tregon dicka më tepër rreth ekipit të tij të ri Dinamos.

“Na duhet kohë pasi jemi një skuadër e re. Ajo që na duhet dhe na bën mirë për momentin është vetëm koha. Sa I pëkret kampionatit unë e njoh shumë mirë, di ti respektojë kundërshtarët. E njoh mirë futbollin këtu”

Ndërkohë që kjo javë e dytë e superligës vazhdon me dy ndeshjet e ditës së shtunë Skëndërbeu-Partizani dhe Vllaznia-Teuta.për t’i lënë rradhën ditës së diel me dy ndeshje të tjera Tirana-Egnatia dhe dhe Kukësi-Kastrioti

Top Channel